Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korrupsion brenda burgut, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e burgut 313

2020/12/02 at 11:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Korrupsion brenda burgut, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e burgut 313

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka njoftuar se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur ish-drejtorin e burgut “313 Jordan Misja”, Eduard Strugaj, dhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës në këtë burg, Florin Ahmetaj, pasi akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, si edhe Ervin Kurtullën, të akuzuar për korrupsioni aktiv.


Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se  Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyrë shef i llogjistikës në këtë burg, kanë marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në ambientet e burgut.

Po kështu, në datën 2 prill 2020  dhe 03 prill 2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili më pas do t’ia jepte drejtorit të burgut, Eduard Strugaj.

Gjithashtu, ish-drejtori i burgut “313 Jordan Misja” Eduard Strugaj, në bashkëpunim me Florin Ahmetaj kanë marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla, një shumë parash, në këmbim të dhënies me qira të ambienteve të Njësisë Tregëtare të këtij Institucioni.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Eduard Strugaj (Ish – drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Florin Ahmetaj (përgjegjës i sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Ervin Kurtulla, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se:

I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në. Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 (njëqind mijë) lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të burgut, të pandehurit Eduard Strugaj.

Gjithashtu, i pandehuri Eduard Strugaj, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla, si përfitim të parregullt një shumë parash me qëllim që ky i fundit të siguronte një kontratë qiraje lidhur me objektin Njësi Tregëtare. Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të IEVP – së “Jordan Misja” dhe Florin Ahmetaj kanë marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla një shumë parash si përfitim të parregullt në këmbim të dhënies me qira të ambienteve të Njësisë Tregëtare të këtij Institucioni. Gjithashtu të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”).

Kurse shtetasi Ervin Kurtulla ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal, pasi ka premtuar, propozuar dhe dhënë një përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj me detyre Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë dhe Florin Ahmetaj me detyrë përgjegjës i sektorit të llogjistikës në këtë IEVP me qëllim që këta të fundit për shkak të detyrës së tyre të mundësonin lidhjen e kontratës së qirasë për ambientin “Njësi Tregëtare”, në këtë IEVP. Falë këtyre veprimeve të të hetuarit Ervin Kurtulla u bë e mundur që në datën 31.03.2020 mes IEVP – së “Jordan Misja” përfaqësuar nga Drejtori Eduard Strugaj dhe subjektit Ervin Kurtulla të lidhej kontrata e qirasë për shfytëzimin e ambienteve të Njësisë Tregëtare. Gjithashtu në datat 02 dhe 03.04.2020, shtetasi Ervin Kurtulla ju ka dhënë si përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj shumën prej 100 000 lekë shumë të cilën e kishte marrë nga kallëzuesi Ilirian Paço. Kjo shumë parash ju është dhënë të hetuarve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj me qëllim që kallëzuesi I. Paço të ushtronte aktivitetin e tregëtimit të kafesë në ambientet e IEVP – së “Jordan Misja”, Tiranë.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal nr.89 të vitit 2020, janë evidentuar raste prokurimesh të dyshimta të realizuara nga IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Me qëllim hetimin e mëtejshëm në lidhje me këto procedura prokurimi, Prokuroria po kryn hetime në kuadër të procedimit penal nr.89/1 të vitit 2020, për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve
Aktualitet

Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve

14 Maj, 2025 11:04 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në dalje të Tiranës/Makina përplaset me motorin, vdesin 2 të rinjtë

14 Maj, 2025 10:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Krimi zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme: U arrestuan 7 persona, 87 kallëzime

14 Maj, 2025 10:49 am
Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe

14 Maj, 2025 10:47 am
Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur
Kryesore

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur

14 Maj, 2025 10:43 am
Para
Qarkullonte me armë zjarri, pranga 50-vjeçarit në Shkodër

Qarkullonte me armë zjarri, pranga 50-vjeçarit në Shkodër

Masat anti-COVID në Shqipëri do vijojnë pa afat

Masat anti-COVID në Shqipëri do vijojnë pa afat

Pas “shuplakës” së Ramës, Prefekti refuzon heqjen e titullit për Surroin

Pas "shuplakës" së Ramës, Prefekti refuzon heqjen e titullit për Surroin
















TE FUNDIT

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
14 Maj, 2025

Policia Kufitare ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant. Uniformat blu kanë...

Lexo më shumë

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
14 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka kujtuar edhe një herë protestën që do të mbahet më datë 16 maj në orën...

Lexo më shumë

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
14 Maj, 2025

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin masiv, i cili ndodhi pranë “Pallatir me Shigjeta” mbrëmjen e djeshme, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com