Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri, pranga 50-vjeçarit në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 02/12/20 |
Opi Nion

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Policia sqaron se në pranga ka rënë L. M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

50-vjeçari u kap në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al

Pas