Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuzon qeverinë për korrupsion me tenderat për pajisjet anti-COVID

2020/11/29 at 12:05 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.


Ish-deputetja Orjola Pampuri është shprehur se pajisjet që përdoren për të sëmurët me COVID blihen 3 herë më shtrenjtë, pasi qeveria abuzon me tenderat.

Pampuri u shpreh nga selia blu se në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë hapi një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë mjete mbrojtëse anti-covid.

Siaps ish-deputetetes, tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Më tej ajo shorehet; “Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara.”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnë për të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnë për bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes së pushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban në hije. Kur qytetarët vuajnë në dyert e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë disa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro.

Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara.

Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrë arbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin që ofron më shumë para për xhepin e tij.

Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohë pandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.

Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie.

Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj tëvogël, duhet takeni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi.

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 ptill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
Para
Lame: Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës do të vijojnë, ka patur presione

Lame: Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës do të vijojnë, ka patur presione

76-vjetori i çlirimit/ Meta: Populli shqiptar di të ngrihet mbi përçarjet

76-vjetori i çlirimit/ Meta: Populli shqiptar di të ngrihet mbi përçarjet

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?
















TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com