Tre policë francezë janë pezulluar nga detyra pasi u shfaqën në një video duke dhunuar një person me ngjyrë.
Në pamje shihen efektivët që godasin një producent muzikor me shkelma në kokë dhe me shkopinj gome në trup.
Ça s’est passé samedi à Paris. 15 minutes de coups et d’insultes racistes.
La folle scène de violences policières que nous révélons est tout simplement inouie et édifiante.
Il faut la regarder jusqu’au bout pour mesurer toute l’ampleur du problème. pic.twitter.com/vV00dOtmsg
— Loopsider (@Loopsidernews) November 26, 2020
Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta lidhur me sjelljen e forcave të sigurisë në Francë. Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, deklaroi se do të bënte presion për shkarkimin e oficerëve, duke thënë se ata kishin “ndotur uniformën e Republikës”.
Sipas një burimi të afërt me kreun e shtetit, të cituar nga mediat franceze, mësohet se Macron ishte “shumë i tronditur” nga pamjet e tre policëve që sulmojnë viktimën.
Incidenti ndodhi pak ditë pasi qeveria e Presidentit Emmanuel Macron kërkon të kalojë një projekt-ligj të ri që kufizon mundësinë për të filmuar policët në detyrë.
Projektligji ka nxitur protesta nga grupet e të drejtave civile dhe gazetarët pasi mendojnë se kjo do të lejojë që brutaliteti i policisë të mbetet i pazbuluar dhe i pandëshkuar./Opinion.al