Kryesore

VIDEO/ PD: Ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterin si taksi për fushatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 27/11/20 |
Al Do

Partia Demokratike ka vijuar akuzat në drejtim të ministres Xhaçka për përdorimin e një helikopteri të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Albana Vokshi tha se ministrja e Brendshme, Olta Xhaçka ka gënjyer kur ka thënë se nuk e ka përdorur helikopterin për qëllime politike.

“Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.”, tha Vokshi.

Në mbështetje të akuzave PD, publikoi edhe një video ku pretendohet se shfaqet ministrja duke hipur në helikopterin e Forcave të Armatosura.

“Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra. Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter.”, shtoi ish-deputetja. /Opinion.al

Pas