Të dhënat epidemiologjike kanë bërë që Greqia të shtyjë izolimin, i parashikuar që të hiqej në datën 30 nëntor. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, i cili tha se vendi nuk do të rihapet ashtu siç ishte plani fillestar.
Ndërsa sa i takon hapjes së shkollave vendimi do të merret nga komisioni i specialistëve të epidemiologjisë. Një datë e mundshme për fillimin e mësimit të shkollave fillore është 7 dhjetori.
Gjatë festave të fund vitit Greqia do të jetë ndryshe nga vitet e tjera, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete si dhe do të ketë orar më të zgjatur të ndalimit të lëvizjes, si pasojë e pandemisë COVID-19.
Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet. Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro për përballimin e kësaj situate të vështirë./ Opinion.al