Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia në vendin e quajtur Tapizë, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Në kuadrin e operacionit të koduar “Ndjekja”, u bë i mundur arrestimi i A. L., banues në Thumanë. Nga verifikimet, i riu rezulton se është me precedentë të mëparshëm kriminal.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në muajin tetor të këtij viti, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet e Korçës, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka transportuar 14 shtetas të huaj, më qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al