Që nga dita e nesërme Greqia do të mbyllë pikën kufitare të Kapshticës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 në këtë shtet.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se deri kur pika kufitare do të qëndrojë e mbyllur. Ndërkohë, autoritetet helene kanë paralajmëruar kontrolle të forta ndaj qytetarëve që hyjnë në shtetin fqinj.
Ata që hyjnë në vend, përveç demonstrimit të detyrueshëm të një testi molekular negativ PCR prej 72 orësh, gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë. Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe të drejtohen në destinacionin e tyre bazuar në PLF që do të dorëzohet.