Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Mësohet se i riu ka rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”. 31-vjeçari E. P. u arrestua në ambientet e një lokali në Unazën e Re.
Për të riun Gjykata e Milanos ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për veprat penale për të cilat akuzohet, maksimumi i dënimit është 30 vite.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me ato italiane për të bërë të mundur ekstradimin e të arrestuarit./ Opinion.al