Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/Zyrtarët e shëndetësisë të shqetësuar,Trump ka bllokuar bashkëpunimin

2020/11/16 at 5:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/Zyrtarët e shëndetësisë të shqetësuar,Trump ka bllokuar bashkëpunimin

Ndërkohë që përhapet edhe më shumë pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ekspertë të sëmundjeve ngjitëse thanë të dielën se fakti që Presidenti Trump nuk pranon humbjen në zgjedhje përballë rivalit Joe Biden nuk po i lejon t’i kalojnë ekipit të zotit Biden informata të rëndësishme për të luftuar sëmundjen.


Një nga këshilltarët e zotit Biden për COVID-in tha për kanalin ABC se është në interes të vendit që ekipi i tranzicionit të marrë të gjitha analizat për rrezikun dhe të kuptojë masat federale për shpëndarjen e vaksinës dhe statusin e rezervave me pajisje mbrojtëse. Këto gjëra nuk mund të presin për minutën e fundit tha këshilltari Dr. Atul Gawande.

Presidenti Trump nuk ka pranuar të njohë rivalin Joe Biden si fitues të zgjedhjeve dhe po vazhdon ta sfidojë rezultatin përmes padive ligjore. Presidenti ka bllokuar bashkëpunimin mes administratës së tij dhe ekipit të tranzicionit të zotit Biden në të gjitha agjencitë federale.

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, një ndër figurat kryesore të ekipit të Presidentit Trump kundër koronavirusit, tha për kanalin CNN “Pa diskutim që do të ishte më mirë të fillojmë të bashkëpunojmë me ta”.

Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Ngjitëse, tha se gjatë karrierës ka punuar në tranzicione politike të gjashtë presidentëve të ndryshëm.

“Është shumë e qartë se procesi i tranzicionit ka shumë rëndësi për transferimin pa probleme të informacionit”.

“Është e ngjashme me kalimin e stafetës në garë. Nuk është mirë të ndalesh dhe pastaj ta dorëzosh stafetën, duhet që gjithçka të vazhdojë ndërsa bëhet transferimi,” tha eksperti.

Gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar deri në 184,000 raste të reja infektimesh në ditë, sipas statistikave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins. Një numër shtetesh amerikane janë përballur me rritje të madhe që ka mbingarkuar sistemet e kujdesit shëndetësor.

Më shumë se 246,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 dhe në vend janë identifikuar gjithësej më shumë se 11 milionë të infektuar. Shtetet e Bashkuara kryesojnë në botë në të dyja këto kategori.

Reagimi i administratës së Presidentit Trump ndaj pandemisë ishte një ndër temat qendrore në zgjedhje. Anketat tregonin se amerikanët kanë më tepër besim tek zoti Biden se sa tek presidenti për t’iu përgjigjur kësaj krize.

Dr. Fauci dhe Admirali Brett Giroir i Korpusit Amerikan për Shërbimet e Shëndetit Publik, kanë thënë se Presidenti Trump nuk është takuar prej muajsh me ekipin e tij kundër koronavirusit, i cili drejtohet nga Nënpresidenti Mike Pence.

Dr. Fauci tha se pritet që brenda disa javësh të jepet miratimi për vaksinën kundër koronavirusit dhe se nga prilli, ndoshta nga korriku, gjërat do të kthehen “relativisht në normalitet” në Shtetet e Bashkuara.

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi javën e kaluar se provat treguan që vaksina e saj është më shumë se 90% e efektshme. Një tjetër kompani farmaceutike, Moderna tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale ka një nivel efektiviteti prej 94.5% në parandalimin e COVID-19, bazuar në të dhënat paraprake të një prove klinike në fazën e avancuar.

Presidenti Trump tha të premten se të paktën 20 milionë doza vaksine mund të jenë gati që në dhjetor, ndërsa 25-30 milionë doza shtesë do të bëhen gati në janar.

“Kjo është shumë pozitive, por duhet t’i bindim njerëzit të bëjnë vaksinën,” tha Dr. Fauci.

“Nëse shumica dërrmuese vaksinohet me një vaksinë efektive, mund të ketë një kthim në normalitet relativ nga tremujori i dytë apo i tretë i 2021. Pra njerëzit do të rifillojnë aktivitete që ishin të rrezikshme deri disa muaj më parë,” tha eksperti i shëndetit publik.

Admirali Giroir i cilësoi njoftimet për prova të suksesshme me vaksinën e Pfizerit “një faktor që sjell ndryshime rrënjësore” por shtoi se me shtimin e rasteve të reja vendi mbetet në një situatë kritike dhe se mungesa e bashkëpunimit nga administrata Trump me ekipin e tranzicionit është shqetësuese.

“Dua të jem sa më transparent me të gjithë: kjo nuk është temë politike. Kemi të bëjmë me një problem të shëndetit publik që shpëton jetë. Nuk mendoj se ka gjë më të rëndësishme se kjo,” tha Admirali Giroir./ VOA



Ju sugjerojmë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Para
Gjermania zbulon një spiun egjiptian në zyrën e shtypit të qeverisë

Gjermania zbulon një spiun egjiptian në zyrën e shtypit të qeverisë

Itali/ Mbi 27 mijë të infektuar dhe 504 viktima si pasojë e COVID-19

Itali/ Mbi 27 mijë të infektuar dhe 504 viktima si pasojë e COVID-19

Në koma prej COVID-19, gruaja sjell në jetë foshnjën e shëndetshëm

Në koma prej COVID-19, gruaja sjell në jetë foshnjën e shëndetshëm
















TE FUNDIT

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
4 Korrik, 2026

Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky...

Lexo më shumë

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}