Bota

Itali/ Mbi 27 mijë të infektuar dhe 504 viktima si pasojë e COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 16/11/20 |
Opi Nion

Autoritetet italiane bëjnë me dije se 27.354 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit. Këto të dhënë kanë dalë si rezultat  i kryerjes së 152,663 tamponëve.

Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusi 504 persona.

Lajmi i mirë është se janë regjistruar një numër i lartë pacientësh të shëruar. Janë 21,554 të shëruar më shumë se dje dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në  442, 364.

Ndërkohë, prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali është 1,205,881, ndërsa i viktimave 45, 733./Opinion.al

Pas