Policia e Vlorës ka arrestuar një 47-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se në pranga ka rënë Gazmir Mehmetaj, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.
Mehmetaj akuzohet është dënuar nga Gjykata e Catalia-s në Itali, me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Pas arrestimit 47-vjeçari do të ekstradohet në Itali, ku do të vuaj dënimin e vendosur nga drejtësia e shtetit fqinj./ Opinion.al