Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Hajro Çakërri”, në qytetin e Vlorës.
Sipas autoriteteve, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të banesës së Xheladin Banushaj, 69 vjeç, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit që vendosi lëndën plasëse.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al