Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PMI publikon raportin, 16 milion duhanpirës kanë kaluar në IQOS

2020/10/23 at 4:39 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PMI publikon raportin, 16 milion duhanpirës kanë kaluar në IQOS

Philip Morris International (PMI) ka bërë publike së fundmi rezultatet e tremujorit të tretë të vitit 2020, të cilat cilësohen më të larta se parashikimet. Vihet re se krahas ndikimit të pandemisë me një rënie prej 2,6 përqind në të ardhurat neto krahasuar me një vit më parë, në raport evidentohet dhe rritja e numrit të përdoruesve të IQOS, ku deri ne shtator janë regjistruar 16,4 milion përdorues.


Siç u bë me dije deri në këtë periudhë të vitit, të ardhurat neto për kompaninë e duhanit llogariten 7.45 miliardë dollarësh dhe vërehet një rënie prej 2.6 për qind krahasuar me vitin 2019. Të ardhurat operative ishin 3.24 miliardë dollarë, krahasuar me 2.79 miliardë dollarë në tremujorin e vitit të kaluar. Këto të fundit rezultojnë të jenë rritur me 1.9 përqind.

Në sektorin e cigareve dhe duhanit me ngrohje, PMI shiti gjithsej 184.4 miliardë njësi në të gjithë botën në tremujorin e tretë, e cila ishte 7.6 për qind më pak se në tremujorin e tretë të vitit 2019. Ndërsa numri i cigareve të transportuara u ul nga 184.5 miliardë fije në 165.4 miliardë, ndërsa sasia e njësive të duhanit me ngrohje vazhdoi të rritet me 18.7 përqind nga 16 miliardë në 19 miliard njësi.

Në fund të tremujorit të tretë, kompania vlerëson numrin e përgjithshëm të përdoruesve të IQOS në afërsisht 16.4 milion, nga të cilët rreth 11.7 milion kanë ndaluar tërësisht pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në IQOS.

“Në tremujorin e tretë kemi arritur rezultate më të larta se sa parashikimet, me gjithë sfidat e vazhdueshme të pandemisë, me rregullimin e rritjes së EPS [fitimeve për aksion] prej 5.6 përqind mbi një bazë organike,” tha në një deklaratë CEO i PMI AndreCalantzopulos.

“Vrulli i IQOS ishte i shkëlqyeshëm, me rreth 16.4 milion përdorues deri në fund të Shtatorit dhe produkte pa tym që përbënin gati një të katërtën e të ardhurave tona totale neto në tremujor. Për më tepër, biznesi ynë i duhanit me djegie regjistroi një performancë të përmirësuar, të mbështetur nga vëllime totale më të mira të industrisë në të dy tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Prej fillimit të pandemisë COVID-19, PMI ka ndërmarrë një numër masash për vazhdimësinë e biznesit për të zbutur problemet e mundshme operacionale si dhe siguruar tregun në mënyrë që të ruajë disponueshmërinë e produkteve për klientët dhe konsumatorët e rritur.

Ndërkohë, zyrtari kryesor Financiar EmmanuelBabeau është shprehur krenar për rezultatet e raportit. Ai tha se demonstroi forcën e Philip Morris, “me gjithë vështirësitë dhe kufizimet e pandemisë”, dhe se kompania “po vazhdon me trajektoren e saj shumë të fortë të rritjes”.

Babeau nënvizoi suksesin e vazhdueshëm të kompanisë me IQOS, për të cilin në muajin korrik, Administrata e Ushqimit dhe Barnave dha autorizimin si një produkt duhani me rrezik të modifikuar për qëllime tregtimi. Ai e quajti vendimin një “moment historik shumë të rëndësishëm … dhe moment përcaktues “, duke marrë parasysh peshën që vendimi i FDA ka për organet e tjera rregullatorë në të gjithë globin.

Babeau thotë se kërcënimi i vazhdueshëm i Covid-19 prek Philip Morris, ashtu siç dhe kompanitë e tjera, veçanërisht pasi një rritje e rasteve në disa zona po nxisin kthimin në rregulla më të rrepta. Për më tepër dhe DutyFree, që varet nga udhëtimet ndërkombëtare, rrezikon të mbetet i kufizuar për të ardhmen e afërt. Kështu, investitorëve mund t’u duhet të kenë pak durim pasi normaliteti i re mund të vazhdojë dhe për disa kohë.

Gjithashtu ai vëren se kompania ka bërë një punë të mirë gjatë gjithë krizës dhe rezultatet e fundit janë prova e kësaj: “Philip Morris ka ende një të ardhme shumë të bukur në muajt dhe tremujorët e ardhshëm, megjithë pasigurinë e kohës.”



Ju sugjerojmë

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet
Kronikë

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

16 Dhjetor, 2025 3:27 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë
Bota

Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë

16 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Para
“Jam i operuar”, del videoja nga momenti i shoqërimit të Eduart Ndocajt

Pas shoqërimit nga policia lihet i lirë ish-deputeti:Përfundova në spital

“Vettingu”/ KPA rikthehen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

"Vettingu"/ KPA rikthehen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Mustafaj:Komisioni ka skualifikuar ish-deputetë,Halim Kosova u tërhoq vetë

Mustafaj:Komisioni ka skualifikuar ish-deputetë,Halim Kosova u tërhoq vetë
















TE FUNDIT

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet
16 Dhjetor, 2025

Një sasi e madhe marijuane, 215 kilogramë, është sekuestruar nga policia greke në zonën e Janinës, duke goditur një rrjet...

Lexo më shumë

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
16 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen...

Lexo më shumë

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
16 Dhjetor, 2025

Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Belinda Ballukun, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit. Disa javë më parë Balluku është...

Lexo më shumë

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
16 Dhjetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur këtë të martë tre dekrete në lidhje me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com