Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka lëshuar urdhër-ndalimi për Abedin Oruçin, ish-kryetari i Qarkut të Kukësit.
Abedin Oruçi, është në kërkim për tre vepra penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”.
Njoftimi i plotë
Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “ Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” ./ Opinion.al