Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ushqen kulturën e dhunës dhe diskriminimit ndaj grave.
Në një video të postuar në Facebook, Duma ka sjellë imazhe nga debatet e forta të kryeministrit Rama në studion e emisionit “Opinion” me gazetaren Klodiana Lala dhe Fatjona Mejdini.
Sipas Dumës, kryeministri Rama përdor gjuhë dhune ndaj vajzave dhe gazetareve dhe kjo tregon se ai është një burracak.
“Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre. Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye. Shshshshsshsh….”, shkruan Duma në Facebook. /Opinion.al