Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, rriten me 15 përqind rastet e reja me koronavirus

2020/10/12 at 6:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID/ 139 persona të infektuar, 6 viktima

Në Shqipëri java e kaluar shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID 19, ndërsa në të gjithë vendin u rregjistruan 1160 të prekur. Bëhet fjalë për një shtim prej gati 15 përqind të të infektuarve, krahasuar me javën pararendëse, kur mesatarja ditore ishte prej 145 rastesh.

Mesatarja e kësaj jave kërceu 165 raste në ditë, duke kulmuar me 24 orët e fundit, gjatë së cilave, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka patur 171 të infektuar, niveli më i lartë që nga 24 gushti, kur është shënuar dhe piku i deritanishëm me 178 raste në ditë. Rritja e numri të të prekurve, gjatë javës së shkuar vjen kur ndërkohë testimet shënuan një ulje të lehtë. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, janë konfirmuar 15570 të infektuar.

Gjatë javës që shkoi pati dhe një rritje të numrit të viktimave, 24 vdekje në total, nga 20 të një jave më parë. Sipas të dhënave të Mnistrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, “kanë humbur jetën një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.”

Këtyre shifrave i shtohet dhe një 40 vjeçar, Feti Fanaj, Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, i cili u nda nga jeta në një spital në Turqi, ku prej afro dy javësh gjendej i intubuar. Në total, numri i vdekjeve nga Koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 424 persona.

Ajo që bie në sy është se gjatë ditëve të fundit, ka patur një shtim edhe të pacientëve që po trajtohen në dy spitalet COVID në Tiranë. Në 24 orët e fundit janë shtruar të paktën 22 persona. Deri pasditen e sotme, “në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Shtimi i rasteve dhe rreziku i një përkeqësimi të situatës me rritjen dhe të virozave të tjera sezonale, shtynë autoritetet që të vendosin detyrimin e përdorimit të maskave dhe në mjedise të hapura, duke nisur që nga 15 Tetori. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu tha sot se “policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre”, nënvizoi zoti Veliu./ VOA

Ju sugjerojmë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
Bota

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

9 Janar, 2026 3:51 pm
Para
COVID-19 në Greqi, 7 viktima dhe 295 raste të reja

COVID-19 në Greqi, 7 viktima dhe 295 raste të reja

Biseda Rama-Merkel, Qeveria gjermane zbardh temat e diskutimit

Biseda Rama-Merkel, Qeveria gjermane zbardh temat e diskutimit

Çështja e detit me Greqinë/ Meta kërkon kujdes me deklaratat në publik

Tensionet politike/ Meta: Pasoja të rënda në ekonominë e qytetarëve

TE FUNDIT

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
9 Janar, 2026

Më shumë se 50 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave antiqeveritare më 28 dhjetor, tha një...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
9 Janar, 2026

Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë Donald Trump, e madje as ligji ndërkombëtar. I pyetur në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com