Naftëtarët e Ballshit prej 15 ditësh vijojnë grevën e urisë duke kërkuar pagat e prapambetura, por deri më tani ata ende nuk kanë gjetur një zgjidhje si nga ana e kompanisë për të cilën kanë punuar, ashtu dhe nga qeveria.
Lidhur me situatën në të cilën ndodhen naftëtarët e Ballshit, ka reaguar ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama i ka mashtruar naftëtarët që në vitin 2018, ku kishte premtuar se do të zgjidhjet problemin e tyre.
Reagimi
Prej 15 ditesh, naftetaret e Ballshit jane ne greve urie. Kerkojne punen, djersen dhe gjakun e tyre dhe buken e femijeve. Te mashtruar, te neperkembur, te tallur e te vjedhur nga babezia e Rames dhe oligarkeve hajdute te oborrit te tij, i jane drejtuar vetflijimit.
Prej 22 janarit 2018, mashtruesi ne krye te qeverise, prej zyres se tij te ngrohte e plot luks premtoi plot cinizem “se heren tjeter do te shkonte ne Ballsh”, tek naftetaret, per te rivene ne pune Uzinen, dhe se ai me te tijet “ishin disponibel” per te zgjidhur hallin e naftetareve!
Prej asaj dite, hajduti i Surrelit, ka vazhduar vecse te vjedhe dhe te percmoje mundin, gjakun dhe sakrificen e naftetareve! E sot, 15 dite drejt rruges se vetflijimit, as nuk denjon ti degjoje.
Mesa duket “shpresa e plote” e Rames per te shkuar ne Ballsh e per ti takuar, nuk do realizohet!
Por, nje gje eshte e sigurt: naftetaret, qytetaret e Ballshit, dhe te gjithe shqiptaret, do te takohen me Ramen ne 25 prill! Dita e pagimit te fatures eshte afer!/ Opinion.al