Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tramp e quan infektimin me COVID-19, një bekim nga Zoti

2020/10/08 at 10:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tramp e quan infektimin me COVID-19, një bekim nga Zoti

Presidenti i SHBA, Donald Tramp thotë se ndihet mirë pas infektimit me Covid-19, duke e përshkruar atë si “një bekim nga Zoti”.

Tramp u kthye në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, thanë zyrtarët, më pak se një javë pasi ai rezultoi pozitiv me koronavirus.

Presidenti nuk ka shfaqur simptoma të Covid-19 prej më shumë se 24 orësh dhe ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë, tha mjeku i tij, Sean Conley.

Në një mesazh me video të mërkurën, Tramp tha se të gjithë amerikanët duhet të kenë qasje në trajtimet që iu dha atij.

Tramp premtoi gjithashtu të sigurojë falas ilaçet e prodhuara nga “Regeneron Pharmaceuticals”.

Ai tha se kokteji eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte më shumë një kurë sesa një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin gati. Por ilaçet e “Regeneron” nuk janë miratuar nga rregullatorët federalë.

“Ky ishte një bekim i maskuar – unë e kapa, kisha dëgjuar për këtë ilaç, thashë më lini ta marr dhe ishte e pabesueshme”, tha ai, duke shtuar se do të kërkonte autorizime për përdorim urgjent për ilaçet.

Disa orë më vonë, “Regeneron” paraqiti një kërkesë pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për aprovim emergjent për ilaçet, njoftoi “New York Times”.

Pas videos së Tramp, aksionet e kompanisë u rritën me 3.73%. Trump ka lidhje me drejtorin ekzekutiv të “Regeneron”, Leonard Shlaifer, i cili është anëtar i klubit të golfit të presidentit në Uestçester. Tramp ka gjithashtu në pronësi aksione të “Regeneron”, sipas deklarimit të tij në 2017 në Zyrën e Etikës Qeveritare. Sidoqoftë, aksionet nuk u renditën në deklarimet e tij më të fundit.

“Regeneron”-it deri më tani i janë dhënë më shumë se 500 milion dollarë në fonde nga qeveria për të prodhuar ilaçin, si pjesë e operacionit “Warp Speed”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
Kronikë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

3 Nëntor, 2025 6:12 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

3 Nëntor, 2025 5:56 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
Sport

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

3 Nëntor, 2025 4:35 pm
Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
Bota

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

3 Nëntor, 2025 3:33 pm
Para
Tirana dy ditë pa energji elektrike, zonat që do të preken

Gjysma e Shqipërisë pa drita, stakohet energjia nga Durrësi në Sarandë

Detaje nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe,dyshohet për vrasje

Detaje nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe,dyshohet për vrasje

Tjetër rast i rëndë i abuzimit me të mitur, arrestohet 51-vjeçari

Kapet 21-vjeçari i përfshirë në përdhunimin e të miturës në Fushë-Krujë

TE FUNDIT

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si...

Lexo më shumë

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
3 Nëntor, 2025

Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që i jep të drejtë Erion Veliajt, e kështu ky i fundit...

Lexo më shumë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
3 Nëntor, 2025

SPAK ka dalë me komunikatë zyrtare, ku bën me dije akuzat që rëndojnë ndaj ish kreut të ARRSH, Ervis Berberi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com