Aktualitet

Gjysma e Shqipërisë pa drita, stakohet energjia nga Durrësi në Sarandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 08/10/20 |
Al Do

Gati gjysma e Shqipërisë ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e një avarie në sistemin e transmetimit, njofton OSHEE.

OSHEE ka reaguar pak më parë dhe thotë se pa drita janë Durrësi, Kavaja, Lushnja, Fieri, Vlora, Përmeti, Gjirokastra dhe Saranda.

“Në orën 09: 15, si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST-së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.

Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, njofton OSHEE./ Opinion.al

Pas