Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, ku humbi jetën një 26-vjeçar.
Mësohet se autorët të cilët vodhën në Laç makinën tip “Audi”, nuki ka ndaluar patrullës së policisë, duke ikur me shpejtësi.
Për këtë arsye, policia i janë vënë nga pas mjetit, i cili nga shpejtësia e lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet në mjetin e aksidentuar janë gjetur doreza dhe maska.
Po ashtu, është konstatuar se makina ka pasur të mbivendosur një targë tjetër, duke ngritur dyshime se dy të rinjtë do të kryenin një ngjarje kriminale duke përdorur makinën “Audi”./ Opinion.al