Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e PD-së, Lleshaj: Me qendrat e votimit nuk po ndodh asnjë ndryshim

2020/09/30 at 2:11 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lleshaj: Policia dështoi në parandalimin e atentatit të sotëm në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi në Facebook pas akuzave të Partisë Demokratike se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve.

Sipas Lleshajt, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe media të caktuara nën ndikim vijojnë të mashtrojnë hapur opinionin publik, duke trilluar operacione imagjinare për kinse “pengimin e qytetarëve për të votuar” nga ana e qeverisë.

Ministri sqaroi sërish se nuk po ndodh dhe nuk do të ndodhë asnjë ndryshim, dhe kjo do shihet kur të publikohen listat më 5 Nëntor.

Postimi i plotë:

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe media të caktuara nën ndikim, vijojnë të mashtrojnë hapur opinionin publik, duke trilluar operacione imagjinare për kinse “pengimin e qytetarëve për të votuar” nga ana e qeverisë.

Në respekt të qytetarëve, që janë të detyruar të dëgjojnë në mënyrë të përsëritur këto trillime haluçinante dhe të papërgjegjshme, më duhet po ashtu që të përsëris publikisht se:

1. Asnjë ndryshim nuk po ndodh, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me qendrat e votimit;
2. Ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen;
3. Ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për vëmendjen e zëdhënësve të PD më duhet të them:

1. Nëse doni të bëni kallëzime, shkoni në prokurori. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori;
2. Nëse doni të ndërtoni ndonjë alibi për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, mendohuni për diçka tjetër. Kjo e qendrave të votimit është thjesht një blof i dobët;
3. Unë nuk jam si ju, ndaj as nuk më shkojnë ndërmend të bëj ato gjëra që ju aludoni dhe që i keni bërë në mënyrë sistematike vetë, kur, për fat të keq të vendit, kishit pushtetin qeverisës. Jo të gjithë janë si ju dhe, për rrjedhojë, jo të gjithë mund të bëjnë ato që ju keni bërë apo që jeni të gatshëm të bëni, po të keni mundësi;
4. Unë jam krenar që, bashkë me stafet e ekspertëve, kemi arritur që të bëjmë me adresë rreth 300 mijë qytetarë, që ju i kishit lënë si nomadë, pa kurrfarë adrese, vetëm me një kod absurd 999 në vend të saj, të cilin e keni keqpërdorur sa herë keni dashur. Nëse shqetësoheni prej kësaj, shprehuni, por amullia juaj e preferuar nuk mund të mbijetojë përjetësisht;
5. Përpara se t’u referoheni platformave mediatike nën dyshim publik, mundohuni të informoheni pranë institucioneve zyrtare, se aty do të gjeni të vërtetën e plotë.

Etiketa: lleshajndryshimPD

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
VIDEO/ Si e “gënjen” Fevziun shitësi i akullores

VIDEO/ Si e "gënjen" Fevziun shitësi i akullores

Masat anti-COVID, Manastirliu:Do shtojmë grupet e inspektimit e kontrollet

Nis vaksinimi kundër gripit, Manastirliu: Programi këtë vit nis më herët

U kap me një arsenal armësh, gjykata dënon me 10 vjet burg Tesi Bashon

U kap me një arsenal armësh, gjykata dënon me 10 vjet burg Tesi Bashon

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com