Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:
57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik.
Po ashtu, Ministria njoftoi se me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë, një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (25 Shtator 2020)
Testime totale 83911
Raste pozitive 13045
Raste të shëruara 7309
Raste Aktive 5363
Humbje jete 373 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 25, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2651
Durrës 587
Shkodër 375
Elbasan 309
Lezhë 303
Fier 254
Korçë 252
Vlorë 199
Kukës 154
Berat 112
Dibër 90
Gjirokastër 77