Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për 87 vrasje nga UÇK, flet Hashim Thaçi

2020/09/24 at 11:04 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për 87 vrasje nga UÇK, flet Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion” mbi publikimin e një dosjeje të cilësuar si e  Prokurorisë Speciale, sipas të cilës drejtuesit e UÇK akuzohen për të paktën 87 vrasje gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Thaçi tha se dyshonte në vërtetësinë e kësaj dosjeje dhe në origjinalitetin e dokumentave të publikuara, ndërsa foli edhe për intervistimin e tij në Gjykatën e Hagës.

“ Nga një anë nuk dihet vërtetësia dhe origjinaliteti i këtyre dokumentave. Nga ana tjetër duhet kohe dhe që autoritetet kompetente ta thonë fjalën e tyre dhe jo mediumet apo njerëzit jo kompetentë. Derisa të vërtetohet nëse janë origjinale dhe rrjedhje të gjykatës duhet të jemi shumë të kujdeshëm në mënyrë që të mos biem në grackë të ndonjë lajthitjeje për të dëmtuar imazhin e Kosovës. Unë kam qenë 4 ditë në intervistim në Hagë, asnjë nga këto gjëra nuk u ballafaqua në pyetjet që m’u bënë”, u shpreh Thaçi.

LEXO EDHE -Dosja e Hagës/87 vrasjet për të cilat akuzohen Thaçi, Veseli dhe të tjerët

Më tej, i pyetur lidhur me përmbajtjen e intervistës së tij në Hagë, Thaçi tha: “Janë gjëra të përcaktuara në kornizën e veprimit të dhomave të specializuara. Por mund të them për tërë aktivitetin tim jetësor, politik, patriotik, të luftës”.

Fevziu: Prej ku fillonte ky pyetësor?

Thaçi: Prej ditës që kam lindur deri kur ka përfunduar lufta.

Fevziu: A jeni pyetur për shtëpinë e verdhë?

Thaçi: Për 4 ditë sa kam qëndruar, asnjë pyetje për shtëpinë e verdhë.

Fevziu: A jeni pyetur për ndonjë vrasje ku ju keni keni marr pjesë?

Thaçi: Asnjë pyetje për asnjë vrasje.

Fevziu: Referencat e dokumenteve kryesore janë libra, shkrime gazetash dhe kujtime të anëtarëve të UÇK-së. Jeni pyetur për këto?

Thaçi: Pothuajse, intervistimi ka qenë i bazuar në intervista publike, në libra të UÇK-së dhe gjithashtu mbi Facebook apo google research etj.

Fevziu: A mendoni se UÇK ka vrarë 87 persona, 59 nga të cilët në paraburgim. A ka patur paraburgim UÇK?

Thaçi: Unë nuk e di dhe nuk e besoj që ka patur, ndërsa mund të them që gjithë bota e di se Serbia ka kryer genocid në Kosovë ka kryer mbi 12 mije vrasje të shqiptarëve dhe ka dhunuar mvi 20 mijë gra shqiptare, lufta e UÇK ka qenë e drejtë e pastër./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 25 shtator 2020

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Parashikimi i motit, 25 shtator 2020

Tatimet paralajmërojnë bizneset për të deklaruar paga më të larta

Tatimet paralajmërojnë bizneset për të deklaruar paga më të larta

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com