Tiziano, një 60-vjeçar me origjinë italiane nga Ankona, kishte humbur punën prej disa vitesh. Bashkë me të ai kishte humbur dhe shpresën për t’iu rikthyer një jete normale.
Paratë e pakta me të cilat mbijetonte bashkë me të ëmën e sëmurë, i fitonte rrugëve duke pranuar punë të vogla, por më së shumti duke lypur në kryqëzimet e semaforit. Banorët e zonës e njihnin dhe e respektonin, sepse Tiziano përshëndeste dhe i buzëqeshte të gjithëve, edhe atyre që nuk jepnin as një monedhë të vetme.
Por jeta e tij ndryshoi krejt papritur më 16 Gusht. Ai bleu një biletë “gërvisht e fito”, me vlerën 5 euro dhe me ndihmën e fatit fitoi plot 300 mijë eurove.
Shpenzimi i parë për Tizianon nuk ishte një automjet luksoz, por një biçikletë komode, sepse sipas tyre që e njohin mirë, ai “është dhe mbetet një njeri i lirë”./Opinion.al