Aktualitet

Rihapja e garës për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, reagon SHBA dhe BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 24/09/20 |
el ida

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka mirëpritur vendimin për rihapjen e garës për plotësimin e vakancave për Gjykatën Kushtetuese, nga ana e Kuvendit dhe Presidentit.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe Ruçit për rihapjen e shpejtë të garës për Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë që juristët do ti përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për ti shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë para për të dhënë Drejtës.

Po ashtu lidhur me hapjen e garës ka reaguar edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili tha se autoritet duhet të mbështesin këtë proces pa e shtyrë më tej pasi jo është një kërkesë kyçe para mbledhjes së ardhshme të Këshillit Europian.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që autoritetet shqiptare të mbështesin këtë proces pa e shtyrë më tej. Kjo është një kërkesë kyçe para mbledhjes së ardhshme të Këshillit Europian. Bashkimi europian vijon ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i bëri thirrje magjistratëve të kualifikuar që të bëhen pjesë e Gjykatës Kushtetuese, duke aplikuar për dy vendet vakante./Opinion.al

Pas