Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi më 13 gusht të këtij viti tentoi të vriste një person me armë zjarri tek Mali Robit në Golem.
Sipas policisë, pas një konflikti të çastit 40-vjeçari D. K., banues në Tiranë ka tentuar të vrasë E.Xh.
Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit e përdodur nga D. K. ditë e konfliktit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.