Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti në Elbasan/ Gazetari rrëfen si e mori lajmin, çfarë i tha e bija

2020/09/14 at 2:44 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti në Elbasan/ Gazetari rrëfen si e mori lajmin, çfarë i tha e bija

Gazetari, Edmond Dibra, i prekur dhe në një gjendje të vështirë emocionale, ka rrëfyer detaje nga aksidenti tragjik, i ndodhur pasditen e djeshme në dalje të tunelit të Krrabës, ku u përfshi e bija dhe tre shoqet e saj, prej të cilave dy u ndanë nga jeta ndërsa një tjetër po lufton me jetën tek spitali i Traumës.


Dibra ka tregur se vajzat, Denisa Dibra, Xhaneta Qalliu dhe motra Nervida dhe Lusinda Garunja, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 19-vjeçares Lusinda, e cila fatkeqësisht humbi jetën, së bashku me Xhanetën.

Gazetari ka treguar si e mori lajmin e trishtë, ndërsa shtoi se e bija nuk mban mend asgjë nga përplasja por thjesht ka kërkuar shoqet e saj. Ai rrëfeu se vajza e tij kishte shumë plagë por e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa kërkoi ndihmë për miken e së bijës, Nervida Garunjan, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ka nevojë për gjak.

“Në radhë të parë, më falni për gjendjen emocionale, nuk do ia dëshiroja një familje këtë tragjedi. Falenderoj të madhin Zot, një aksident tepër i rëndë, vajza është jashtë rrezikut për jetën, ka plagë, por është jashtë rrezikut.  Vajzat njihen nga Shkodra, e ndjera kishte ditëlindjen. Nervida Garunja është në një gjendje të vështirë për jetën, InshAllah bën mrekulli. Aksidenti ishte shumë i rëndë, Shkodra jeton me hallin dhe brengën time dhe familjet që kanë humbur pjesëtarë, aksidenti ishte fatal. Denisa ka ardhur në vete në orën 5 të mëngjesit që ka komunikuar, me mua, nuk e kujton aksidentit tragjik. Kur është përmendur ka kërkuar shoqet e saj, kjo është e mirë që vajza i kujtohet pak a shumë.

Mbrëmjeve ulem me bashkëshorten për të pirë një kafe dhe po shihja orën, vajza nuk ka shans që të mos më marrë 3 herë në ditë. Fola nga ora 12, më thanë që po knaqen, do hanë drekë dhe nga ora 6 do vijnë për Shkodër. Në orën 7 them si ka mundësi që s’na ka marrë vajza, sikur më shtynte diçka. I marr në celular, më del një person. Më thotë një qytetar që vajza është jashtë rrezikut për jetën. Ishte momenti kur kishte marrë zjarrfikësit dhe kishin nxjerrë vajzën nga makina, Kam lëshuar telefonin në tokë”, rrëfen ai për Report Tv.

Në spitalin e Traumës, ai nuk është vetëm si prindi i Denisës, por edhe i Nervidës, të plagosurës tjetër, të cilën e quan si vajzën e tij. Prindërit e Nervidës nuk munden të jenë pranë saj në këto momente kritike për jetën, sepse kanë hapur dyert e mortit në Shkodër, në pritje të trupit të pajetë të vajzës tjetër të tyre, Lusindës.

“Gjendja e Nervida është kritike dhe do bëja thirrje, vajza ka nevojë për grup gjak. Kush ka mundësi të bëjë dhuratë gjaku se bëhet ndihmë për shpëtimin e saj. Njerëzit e Nervida janë në Shkodër se familja ka hapur dyer e mortit, ato janë si vajzat e mia. Janë pjesë e familjes sime. Presin trupin e të ndjesës Lusinda që është në spitalin e Elbasanit dhe kanë në Shkodër në ceremoninë mortore”, tha babai./Opinion.al

Etiketa: aksidentdenisanervida


Ju sugjerojmë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit para policisë: Më kapi një mllef…

7 Tetor, 2025 12:20 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë
Bota

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

7 Tetor, 2025 11:26 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

7 Tetor, 2025 10:13 am
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare
Politikë

Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare

7 Tetor, 2025 8:57 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

7 Tetor, 2025 8:56 am
Para
GJKKO dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

GJKKO dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

Nuk i mjafton tregtia online, Amazon gati të hapë rrjetin e supermarketeve

Amazon hap 100 mijë vende të reja pune

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Formulari për votat në administratë/ PD Elbasan padit kreun e ISHSH
















TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit para policisë: Më kapi një mllef…

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
7 Tetor, 2025

Elvis Shkëmbi, autori 30-vjeçar i vrasjes së gjyqtarit Astrit kalaja ka dëshmuar në polici se armën e mbante gjithmonë me...

Lexo më shumë

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
7 Tetor, 2025

Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione...

Lexo më shumë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
7 Tetor, 2025

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja kërcënon se të njëjtin fat do e presë edhe gjyqtarin që...

Lexo më shumë

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
7 Tetor, 2025

Ndërkohë që pasditen e sotme do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com