Bota

Amazon hap 100 mijë vende të reja pune


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 14/09/20 |
el ida

Amazon njoftoi se do të hapë 100,000 vende pune, për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve, të cilat janë në rritje prej nisjes së pandemisë së koronavirusit në muajin mars.

Kompania më e madhe e shitjeve online tha se pozicionet e reja vakante në SHBA dhe Kanada janë për punë me orar të plotë dhe të pjesshëm.

Kompania, me seli në Siatëll, ka pasur 876,800 persona të punësuar deri më 30 qershor, përjashtuar kontraktorët dhe personelin e përkohshëm.

Shumë njerëz, gjatë pandemisë, iu janë kthyer blerjeve online, ndaj Amazon ka raportuar rritje të të ardhurave për 40 për qind në tremujorin e fundit dhe fitimin më të madh në historinë 26-vjeçare të kompanisë.

Alicia Boler Davis, nënpresidente e Amazonit, tha se kompania është ende duke vlerësuar nëse do të punësojë më shumë punëtorë, jashtë këtyre 100,000 personave, përpara festës së Krishtlindjes

Më herët këtë muaj, Amazon kishte njoftuar po ashtu për hapjen e 33,000 vendeve vakante për punëtorë të korporatave dhe teknologjisë, duke u bërë një nga kompanitë e pakta që është zgjeruar gjatë kohës së pandemisë./Opinion.al

Pas