Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

44 milion euro për kompaninë greke, Ministria fajëson qeverinë “Berisha”

2020/09/07 at 11:46 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
44 milion euro për kompaninë greke, Ministria fajëson qeverinë “Berisha”

Pas vendimit të Arbitrazhit për kontratën e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.


Ministria ka fajësuar qeverinë “Berisha” duke u shprehur se; “Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar dhe kontratën e kompanisë greke e cila u largua nga Shqipëria, për të cilën Arbitrazhi dënojë qeverinë shqiptare me 44 milion euro dëmshpërblim.

Në reagimin e ministrisë është theksuar se qeveria “Rama” bërë një punë të mirë dhe se ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë.

 “Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as reshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve”.

Deklarata e plotë

Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre. Duke ndjerë detyrim për të sqaruar publikun dhe keqardhje për shfaqjen politike të radhës, po shtjellojmë historikun kokëfortë të kësaj kontrate, që duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.

Kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, e cila sot sulmon duke harruar se e nënshkroi këtë kontratë pa studim gjeologjik dhe me dhjetëra ndryshime sipas kërkesave të kontraktorit dhe sigurisht me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, këtë kontrate e ka iniciuar shtrembër që në gjenezë, pikërisht Partia Demokratike.

Stafetën më pas e morën ministrat e transportit dhe drejtorët e emëruar nga LSI, për t’a bërë përfundimisht këtë kontratë një aferë, në disfavor të pastër për Shtetin Shqiptar.

Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë – Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të MIE dhe ARRSH, të emëruar në këto pozicione nga LSI. Zbardhja e kësaj çështjeje nisi në muajin shtator 2017, pas ndryshimit të drejtimit politik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kontrolleve dhe auditeve të kryera për procedurat e realizuara.

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

Çështja e arbitrazhit në fjalë bazohet në:

  1. Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 1, deri në hyrjen e tunelit, km 13, të nënshkruar në 12 Shkurt 2012;
  2. Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 3, nga dalja e Tunelit, km 15.2 deri në qytetin e Elbasanit, km 27, të nënshkruar me datë 13 shkurt 2012.

Gjithë çështja bazohet në pretendime të ngritura nga Kontraktori JV Copri Aktor në 17 Maj 2015, për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në Segmentin 3. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Përsa i përket Segmentit nr. 1, pretendimet nga Kontraktori janë ngritur në 11 Dhjetor 2015, për kosto shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në Segmentin 1. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Të dyja këto pretendime të ngritura në vitin 2015, janë ngritur dhe administruar gjatë gjithë periudhës kur Ministria e Transportit dhe ARRSH drejtohej nga LSI.

Në mënyrë që të mundësohej zhvillimi i një gjykimi mbi këto mosmarrëveshje, ARRSH nënshkroi dy amendime kontratash në muajin Korrik 2017 me kontraktorin JV Copri Aktor, që lejonin zhvillimin e gjykimeve me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht.

Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit.

Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të zbardhur këtë çështje, si dhe ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e kësaj çështjeje.

Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as rreshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

1 Gusht, 2025 10:05 am
Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

1 Gusht, 2025 9:52 am
Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
Bota

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

1 Gusht, 2025 9:36 am
Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
Bota

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

1 Gusht, 2025 9:13 am
Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
Aktualitet

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

1 Gusht, 2025 9:01 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 8:47 am
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

1 Gusht, 2025 8:36 am
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
Aktualitet

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

1 Gusht, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:16 am
Para
Rindërtimi/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë, do shemben banesat…

Rama premton rritje pagash për mësuesit:Jo më heqje nga puna, siç fryn era

“Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave të pista”

"Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave të pista"

Dhunë ndaj bashkëshortes të pajisur me urdhër mbrojtje, pranga 50-vjeçarit

Dhunë ndaj bashkëshortes të pajisur me urdhër mbrojtje, pranga 50-vjeçarit
















TE FUNDIT

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
1 Gusht, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 25 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj një...

Lexo më shumë

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
1 Gusht, 2025

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare....

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
1 Gusht, 2025

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që...

Lexo më shumë

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
1 Gusht, 2025

Kroacia po shënon 30-vjetorin e çlirimit të saj nga pushtimi i pjesshëm me një paradë ushtarake. Por festimi ngre pyetje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com