Është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid 19, duke arritur në 189 persona.
Ministria e Shëndetësisë, cituar nga TV Klan, njofton se 20 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 8 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.
Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërkaq, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar në një postim në Facebook se 150 persona janë shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit ./ Opinion.al