Rastet e infeksioneve me koronavirus në SHBA po i afrohen shifrës 6 milionë pasi shumë shtete raportuan rritje të rasteve të Dielën, sipas një raporti të Reuters.
Iowa, North Dakota, South Dakota dhe Minnesota kohët e fundit kanë raportuar rritje rekord një-ditore në raste të reja ndërsa Montana dhe Idaho janë duke parë një numër rekord të pacientëve aktualisht të shtruar në Covid-19.
Në shkallë kombëtare, shifrat mbi rastet e reja, vdekjet, shtrimet në spital dhe nivelet e pozitivitetit të testeve janë në rënie, por ka pika të nxehta në zhvillim në rajonin qendror verior.
Shumë nga rastet e reja në Iowa janë në qarqet ku ndodhet selia e Universitetit të Iowa-s dhe Universitetit Shtetëror të Iowa-s, të cilët po mbajnë disa orë mësimore.
Kolegjet dhe universitetet në të gjithë vendin kanë parë rritje të rasteve pasi studentët u kthyen në kampus, duke detyruar disa të kalojnë në mësimin vetëm online. /Opinion.al