Sipas MeteoAlb, i gjithë rajoni i Mesdheut është përfshirë nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për pasojë edhe në vendin tonë moti do jetë me kthjellime deri pas mesditës, kurse në zonat malore do kemi shfaqe të vranësirave të lehta.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./Opinion.al