Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Foto e Ramës në kufirin bullgar e vitit 2016, SPAK në provë

2020/08/17 at 6:01 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Foto e Ramës në kufirin bullgar e vitit 2016, SPAK në provë

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin e vendit Edi Rama për shpërdorim detyre dhe papërgjegjshmëri, me rastin e Kakavijës. Duke iu referuar dokumentit të bërë publik nga presidenti dhe njoftimit të palës greke që në 5 gusht për masat e reja, PD thotë se Rama është përgjegjës i drejtpërdrejtë i krizës humanitare që u krijua në Kakavijë.


“Edi Rama ka shpërdoruar detyrën në lejimin e krizës humanitare në pikën kufitare të Kakavijës, ku, tragjikisht, humbi jetën edhe një fëmijë. Kryeministri i vendit i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Jashtëm fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, u informua që në datën 5 gusht zyrtarisht për vendimet e marra nga pala greke për të menaxhuar pandeminë me shtetasit që hyjnë në Greqi. 11 ditë më parë Edi Rama e dinte se çfarë do të ndodhte, por vazhdoi pushimet pa e vënë ujin në zjarr për mijëra shqiptarë që e pësuan prej neglizhencës së tij kriminale. Dokumenti i bërë publik nga Presidenti i Republikës, nxjerr në dritë neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama. Ai nuk bëri asgjë. Shkoi me pushime luksoze dhe i la shqiptarët të dynden në pikën kufitare pa asnjë lajmërim, pa asnjë masë për të parandaluar atë katastrofë humanitare. Dokumenti i datës 5 Gusht tregon se Edi Rama është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për atë që ndodhi në kufijtë tanë me shtetin fqinjë. Ai është përgjegjës për vuajtjet dhe humbjet që pësuan shqiptarët në pritje për të kaluar kufirin”, tha në një deklaratë, Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare, Arben Kashahu.

Duke vijuar më tej, Kashahu iu referua fotos që Rama publikoi sot në tuiter, për radhët në kufirin greko-bullgar. Ai tha se kjo foto i përkiste shkurtit të vitit 2016.

“Tradhëtia e tij ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot, kur genjen duke i shitur fotot e 4 viteve më parë në kufirin Bullgaro-Grek si bllokim të kufirit sot, i cili ka zgjatur vetëm pak orë dhe pa arsye të ngjashme me Shqipërinë.

Shkrimi i i gazetës greke Kathimerini që paraqitet në foton e Edi Ramës sot, i përket 2 shkurtit 2016. Megjithatë, asnjë foto nga asnjë kufi tjetër i Europës nuk jusitikon dot dështimin e Edi Ramës dhe braktisjen e shqiptarëve. Edi Rama e dinte që në 5 Gusht shtrëngimin e masave në kufirin me Greqinë, por nuk gjeti kohë gjatë pushimeve luksoze në rezidencat qeveritare të bëjë qoftë edhe një postim në facebookun e tij për të informuar shqiptarët”, tha Kashahu duke shtuar se ky shpërdorim detyre solli si pasojë humbjen e një jete të pafajshme.

“Prokuroria e Posaçme është thirrur sërish në provë për të treguar se nuk është një strukturë në shërbim të qeverisë dhe se ka guximin të provojë si një organizëm i pavarur në shërbim të interesi publik”, përfundoi Kashahu./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

8 Korrik, 2025 6:40 pm
Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
Kryesore

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

8 Korrik, 2025 6:03 pm
Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

8 Korrik, 2025 4:25 pm
VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
Aktualitet

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

8 Korrik, 2025 3:44 pm
Para
Një nga asistentët personal të Trump rezulton pozitiv me COVID-19

Trump: Huawei na spiunon, nuk e duam teknologjinë e tij

Pas mbylljes së karantinës shtohen kërkesat e shqiptarëve për azil në BE

Pas mbylljes së karantinës shtohen kërkesat e shqiptarëve për azil në BE

Video/ Urbani përplas këmbësorin, plagoset në kokë

Ndihmë shtesë 26 mijë lekë për të punësuarit në transportin publik
















TE FUNDIT

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
8 Korrik, 2025

Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku...

Lexo më shumë

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
8 Korrik, 2025

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin...

Lexo më shumë

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
8 Korrik, 2025

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com