Sociale

Ndihmë shtesë 26 mijë lekë për të punësuarit në transportin publik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 17/08/20 |
Opi Nion

Të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Kjo është një pagesë shtesë, pavarësisht se këta punonjës mund të kenë përfituar nga paketat e mëparshme të ndihmës. Këta punonjës do e marrin automatikisht pagesën shtesë, ndërsa për ata që nuk kanë përfituar nga pagesat e mëparshme, do të duhet të aplikojnë subjektet përkatëse, shkruan “Monitor”.

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për procedurat e dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës si pasojë e Covid-19 për të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas.

Sipas vendimit, e përfitojnë ndihmën, punonjësit e deklaruar në listëpagesat e subjekteve si më sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga paketat e mëparshme të ndihmës financiare, të dhënë për këtë qëllim.

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet për të punësuarit apo ish-të punësuarit, që figurojnë në listëpagesat e deklaruara për periudhën tatimore shkurt 2020, të cilat janë dorëzuar në muajin mars 2020.

Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonjësit apo ish-punonjësit, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 254, datë 27.3.2020, ose nr. 305, datë 16.4.2020, bëhet nga subjekti i të punësuarit. Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore të aplikimit individual të tyre. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënat që të punësuarit do të dorëzojnë.

 

 

 

 

Pas