Policia e Tiranës ka gjobitur 15 subjekte me 1 milion lekë për shkelje të protokolleve të sigurisë.
Nga kontrollet e ushtruara, policia njofton se ka evidentuar se 15 restorante nuk kanë zbatuar protokollet e sigurisë e për pasojë janë gjobitur.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ, 4 subjekte./ Opinion.al