Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë duhet të dini para raundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran?

2025/04/19 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë duhet të dini para raundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran?

Negociatorët iranianë dhe amerikanë do të mbajnë rundin e dytë të bisedimeve indirekte më 19 prill, një javë pasi mbajtën bisedime të cilat palët i përshkruan si “konstruktive” dhe “pozitive”.


Përderisa raund i parë u mbajt në Oman, rundi i dytë do të mbahet në Romë.

Diplomatët e Omanit do të vazhdojnë të ndërmjetësojnë bisedimet.

Në këtë tekst mund të mësoni se cilat janë qëndrimet para raund të ri të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit, teksa ekziston ende mundësia e një veprimi ushtarak.

Witkoff ndryshon qëndrim për kufizimet e pasurimit të uraniumit

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili po udhëheq ekipin negociator të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjen bërthamore, nxiti pakënaqësi pasi publikisht ndryshoi qëndrim sa i përket programit bërthamor të Iranit.

Më 15 prill, ai deklaroi se Irani do të duhet ta kufizojë pasurimin e uraniumit në 3.67 për qind – kufiri i vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nga e cila Trump u tërhoq në vitin 2018.

Por, vetëm disa orë më vonë, Steve Witkoff u tërhoq nga deklarata e tij, pas një reagimi të ashpër nga përkrahësit e linjës së ashpër, që kërkojnë shkatërrimin e plotë të programit bërthamor të Iranit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ai tha se Irani “duhet të ndalojë dhe të eliminojë plotësisht programin e tij të pasurimit dhe armatimit bërthamor”.

Ky ndryshim i papritur duket se i ka hutuar zyrtarët iranianë. Ministri i Jashtëm dhe kryenegociatori, Abbas Araqchi, reagoi duke thënë se “qëndrimi i vërtetë i Uashingtonit duhet të qartësohet në tryezën e negociatave”.

Irani ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se programi i tij bërthamor është paqësor dhe ka përjashtuar mundësinë e shkatërrimit të tij.

Jalil Roshandel, drejtor i Programit për Studime të Sigurisë në Universitetin East Carolina, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë se administrata e Trumpit ka pak gjasa që të mbajë gjatë qëndrimin e saj të ashpër.

“Trump mund të korrë një fitore politike duke pranuar kufirin prej 3.67 për qind në këmbim të koncesioneve të tjera, si për shembull zgjatja e afatit të skadencës për sanksionet e OKB-së që përfundon në tetor”, tha Roshandel.

Zgjerimi i temave të bisedimeve

Një tjetër pikë e ndjeshme në bisedime është nëse një marrëveshje e mundshme do të fokusohet vetëm tek aktivitetet bërthamore të Iranit apo do të përfshijë edhe programin e raketave.

Në një intervistë për Fox News më 15 prill, Witkoff tha se bisedimet në Romë do të përfshijnë gjithashtu “verifikimin e armatosjes”, përfshirë raketat.

Por, Irani prej kohësh ka refuzuar të negociojë për arsenalin e tij raketor, të cilin e konsideron pjesë thelbësore të strategjisë së tij mbrojtëse.

Republika Islamike përdori dronë dhe raketa në dy sulmet e kryera ndaj Izraelit vitin e kaluar – ku i dyti u përshkrua si sulmi më i madh në histori i kryer me raketa balistike.

Mark Fitzpatrick, ish-diplomat amerikan dhe ekspert për mospërhapjen e armëve, tha se zgjerimi i fushës së bisedimeve mund ta ndërlikojë përparimin.

“Nuk është befasi që ekipi i Trumpit dëshiron t’i rikthejë raketat në tryezë të bisedimeve”, i tha ai Radios Farda të REL-it. “Por, kjo do t’i bëjë negociatat shumë më të vështira për shkak të qëndrimit të palëkundur të Iranit se raketat janë thelbësore për mbrojtjen dhe politikën e tij për parandalim”.

Fuqitë evropiane lihen në hije

Britania, Gjermania dhe Franca – që së bashku njihen si “E3” – janë po ashtu nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e mëparshme për ta ringjallur marrëveshjen.

Këtë herë, megjithatë, duket se janë lënë plotësisht jashtë kësaj çështjeje. Edhe pse rundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet në Itali, ndërmjetësimin do ta udhëheqë Omani dhe jo evropianët.

Mediat e lidhura me shtetin në Iran kanë mirëpritur përjashtimin e grupit “E3”. Tehran Times, një gazetë në gjuhën angleze, pretendoi – pa ofruar dëshmi – se këto tri vende janë aq të frustrura nga “përjashtimi” i tyre sa i kanë ofruar mbështetje Rafael Grossit, kreut të agjencisë bërthamore të OKB-së, për t’u bërë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, nëse ai ndihmon në “demonizimin” e Iranit.

Sipas gazetës, kjo nismë synon të justifikojë rikthimin e sanksioneve të OKB-së – diçka që shtetet e grupit “E3” kanë kërcënuar se do ta ndërmarrin deri në fund të qershorit, nëse Teherani dështon të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

Presioni ushtarak i SHBA-së në rajon

Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprim ushtarak kundër programit bërthamor të Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Në mes të rritjes së tensioneve – dhe fushatës ajrore të SHBA-së që po shënjestron aleatët e Teheranit në Jemen – Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dislokuan të paktën gjashtë bombardues B-2 në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Diego Garcia, një ishull i vogël në Oqeanin Indian. Këtë javë, aeroplanmbajtësja USS Carl Vinson u dislokua për të forcuar praninë e aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman, e cila veçse ndodhet në rajon.

Analistët besojnë se Irani i merr seriozisht kërcënimet e Trumpit, por mbetet e paqartë nëse Teherani është i gatshëm të rrezikojë që të përballet me sulme ajrore ndaj objekteve të tij kryesore bërthamore.

Trump ka deklaruar se Izraeli do të luajë një rol kryesor në çdo sulm të tillë.

Sipas The New York Times, Izraeli ka qenë duke u përgatitur për të ndërmarrë sulme ajrore kundër Iranit – me ndihmën e SHBA-së – që në muajin maj, por është ndaluar nga vetë Trumpi, i cili vendosi të ndjekë fillimisht rrugën e diplomacisë./REL



Ju sugjerojmë

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Para
Rama flet për procesin e integrimit në Podcast: Isha shumë në tension, mendoja imagjino sikur…

Rama flet për procesin e integrimit në Podcast: Isha shumë në tension, mendoja imagjino sikur…

1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926

1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kapen në Dibër e Fushë Krujë 2 shtetas
















TE FUNDIT

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
7 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste....

Lexo më shumë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
7 Korrik, 2025

SHBA-të po planifikojnë të vendosin një taksë prej 25% për produktet që hyjnë në vend nga Koreja e Jugut dhe...

Lexo më shumë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
7 Korrik, 2025

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë një bilanc lidhur me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike për...

Lexo më shumë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
7 Korrik, 2025

Të ndihmosh dikë në një moment të vështirë është instinkt njerëzor, por ndonjëherë, edhe dëshira më e mirë mund të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com