Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri shprehet se situata e krijuara nga pandemia Codiv, tregoi se sa “e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë”.
Ajo shkruan në Facebook se Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë, ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
Në postimin e saj Pampuri ka publikuar edhe një video ku sipas saj janë dëshmi të qytetarëve që kanë të afërm të shtruar në spitalet Covid.
“Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.”, shkruan Pampuri. /Opinion.al