Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transportonte kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 43-vjeçari

2020/08/08 at 10:19 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Transportonte kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Librazhdit, pasi tentoi të transportonte me makinë lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, policia bën me dije se ka shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij. Mësohet se dy shtetasve i janë sekuestruar rreth 32 kg e llojit kanabis, teksa me makinë do e dërgonin drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Ndërkohë, drejtuesi i makinës shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi  duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen  e këtij shtetasi.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dragostunja”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Ndalohet 43-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen rreth 32 kg lëndë narkotike e llojit kanabis dhe automjeti  me të cilin transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në   Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale finalizuan operacionin policor të koduar “Dragostunja”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elabasan kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas  në bashkëpunim me njëri- tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të  Prrenjasit dhe dyshohej se me automjetin e tyre  transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën do ta tranportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Dragostunja”.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi   duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka  rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë  kanë vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin  lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.

Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Ju sugjerojmë

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
Aktualitet

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

10 Korrik, 2025 12:59 pm
Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
Aktualitet

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

10 Korrik, 2025 12:55 pm
IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
Aktualitet

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

10 Korrik, 2025 12:38 pm
Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
Aktualitet

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga

10 Korrik, 2025 12:33 pm
Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë

10 Korrik, 2025 12:29 pm
(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije
Rajoni

(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije

10 Korrik, 2025 12:20 pm
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë

10 Korrik, 2025 12:16 pm
“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi
Aktualitet

“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi

10 Korrik, 2025 12:13 pm
Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit

10 Korrik, 2025 12:03 pm
Para
Kapen dy shpërndarës droge, familjarët kundërshtojnë me dhunë Policinë

Kapen dy shpërndarës droge, familjarët kundërshtojnë me dhunë Policinë

Video/ Sulmi me armë në hotelin në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve

Video/ Sulmi me armë në hotelin në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve

Qëlluan me armë ndaj hotelit, pronari: Autorët i kam denoncuar me emra

Qëlluan me armë ndaj hotelit, pronari: Autorët i kam denoncuar me emra

TE FUNDIT

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
10 Korrik, 2025

Nga Dr. Majlinda Bregu, politikane dhe diplomate shqiptare; Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin të OBSH/Europë. “Çfarë mbetet...

Lexo më shumë

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
10 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Bashkinë e Kavajës, ku i pranishëm...

Lexo më shumë

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
10 Korrik, 2025

“Bashkia Maliq është një nga përfitueset e programit të strehimit social për vitin 2025, me 39 familje që do të...

Lexo më shumë

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
10 Korrik, 2025

Prej ditësh tashmë në gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike. Sot Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com