Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaloi Covid-in me simptoma të rënda, Nora Malaj: Gjendesha si në kllapi

2020/08/07 at 6:58 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kaloi Covid-in me simptoma të rënda, Nora Malaj: Gjendesha si në kllapi

Ish-zëvendës Ministrja e Arsimit dhe pjesë e strukturave të LSI, Nora Malaj ka ndarë me miqtë në rrjetin sociale Facebook, përvojën e saj me Covid 19. Në një shënim të gjatë, Malaj tregon përvojën e saj që nga diagnostikimi me virusin e deri në shërim, ndërsa ndan edhe faktin që gjendja e saj u përkeqësua në ditën e pestë edhe për shkak të diabetit. Në ditën e 16-të, ajo pohon se tashmë e ka kaluar këtë të keqe.


“Te dashur miq dhe mikesha , dua te ndaj me ju sot eksperiencën time ne luftë me Covid -19! Sot është e 16 ditë dhe me duket e pamundur qe më ne fund munda ta mund ketë te keqe , dhe ti kthehem jetës.

Gjithcka filloi mbremjen e para 16 diteve. Teksa po qëndroja ne shtepi, kisha nja dy dite qē kisha nje si kolle te lehte, po si te thatë. Mendoja se ma kishte bere kondicioneri ne shtepi dhe ne makinë , kur levizja. Dhe ate natë thashe se ishte thjeshte ftohje. Vura termomentrin dhe shoh temp 37.3. Nje gjendje supfebrile që tregonte se trupi nuk ishte mire, kishte nje lloj infeksioni, po asesi se me shkonte mendja që mund të isha Covid. Kete periudhe kisha qene edhe une dhe pjesëtarët e familjes shumë te kujdesshëm. Ditën e dytë , gjendja sa vete e po rëndohej. Temperatura filloi te ngriheh me shumë. Trupi ndjehej shumë i keputur dhe dalengadale gjendja debole sa po vinte e rëndohej. Temperatura po rritjej dhe i gjithe trupi ndjehej si i prerë.

Tashmë ne diten e tretë gjendja ishte shumë e nderë. Temperatura ishte ne rritje dhe trupi mezi komandohej. Dhimbja te tmerrshme gjymtyrësh , te cilat komandoheshin me veshtirësi dhe trupi tere kohes ishte i gjithë ne djersë te ftohta , te cilat te detyronin te nderroheshe tre- kater here ne ditë. Tashmë situata ishte renduar dhe patjeter duhej te beheshin analizat dhe scaneri, per te pare situatën. Pas konsultes me dr . Piperon( që dua ta falenderoj nga zemra , se pa te dhe konsultat e tij do ishte shume e veshtire per t’ia dalë) , bera analizat te dr. Kosta Dhima (nje mjek profesioniste nga me te miret dhe me nje laborator klinike shume profesional ) dhe pasi bera dhe scanerin te spitali Contineta, arritem ne konkluzionin që tashmë po kaloja Covidin , i cili kishte ardhur pa zhurmë dhe na kishte bujtur ne shtepi, si nje mysafir i paftuar dhe qe shkakton vetem dhimbje”, shkruan Malaj.

Duke treguar për simptomat dhe gjendjen e rëndë me të cilën e ka kaluar, Malaj pohon se është trajtuar me një sërë medikamentesh dhe e quan situatën dramatike.

“Tashmë situata sapo vinte e rendohej dhe perveç kesaj , gjendja po me rëndohej edhe nga diabeti qē ishte çorientuar totalisht , e vetëm rritej, pasi as insulinat nuk po e komandonin. Tashmë filloj mjekimi intensim me tre lloj antibiotikësh dhe me kortizonike dhe vitamina e analgjezikë per te ulur temperaturën. Gjendja u rendua ne naten e pestë dhe te gjashtë. Tashmë shija kishte humbur, nuhatja nuk ekzistonte dhe nja dy netë gjendesha si ne kllapi. Trupin e kisha te dërrmuar, sikur me kishte kaluar nje buldozer mbi të dhe nuk kisha dëshirë per te ngrene asgjë. Nuk shijoja asnje gje dhe tere diten e sidomos naten, ne grykë ndjeja nje shije si metal apo hekur qe nuk me hiqej nga goja. Me vinte te perzier dhe gjendja u rendua me shumë kur diabeti shkoi nga 490 e me pas , pas insulinave , shkoi ne 45 , qe me shkaktoi nje gjendje lipotimie. Kjo pamje dhe kjo vuajtje do me shoqeëronte deri diten e tetë. Asgje nuk fusja dot ne goje , pervec ilaceve dhe pak lenge portokalli te shtydhur dhe dhalle e pak supë qe na i sillni fëmijte e na i linin te dera , pasi as fuqi nuk ksha te ngrihesha nga shtrati. Koken , trupin , gjymtyrët dhe sytë, deri dhe rrenjet e flokeve me dhimbnin .

Nga dhimbja me dilnin lot nga sytë. E gjithe goja me ishte bere me stomatite . Nje situatë realisht dramatike . Miqte dhe mikeshat e mia u shqetesuan shume. Per te me konsultuar me morën edhe mjeket me te mire italianë , primrio i Milanos , i cili me keshilloj dhe me dha medikamente suplemetare per ta kakuar me lehte gjendjen. Kthesa filloi ne diten e 11 duke ulur temperaturen , e cila shkoi nga 39.3 ne 37.5 dhe trupi filloi dalengadale te qetesohej dhe dalengadale filloi te vinte nuhatja. Ne diten e 13 filloi shija dhe temperatura ra fare. Tashme po fillonte te permiresohej edhe goja , e cila ishte bere cope nga stomatitet dhe per here te pare pas 13 ditesh fillova te ha pak buke me djathe te bardhe , qe m’u duk gjeja me e mire ne bote. Sot është dita e 16 dhe tashmë jam ne nje gjendje shume te mire. Shija dhe nuhatja kane ardhur, trupi është pak debol por është e pranueshem , pas gjithe asaj qe kaloj. E keqja ka ikur, thjeshte duhet pak kujdes per situaten pas gjendjes”, shkruan Malaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Para
Pipero: Rastet aktive 2-3 herë më shumë, nuk i identifikojmë dot

Pipero: Rastet aktive 2-3 herë më shumë, nuk i identifikojmë dot

Franca të marrë nën kontroll Libanin, mijëra vetë nënshkruajnë peticionin

Franca të marrë nën kontroll Libanin, mijëra vetë nënshkruajnë peticionin

Pamje apokaliptike në Bejrut, kaos në spitale

Shpërthimi në Bejrut, Presidenti nuk përjashton mundësinë e një sulmi
















TE FUNDIT

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
13 Qershor, 2026

Në përvjetorin e parë të të ashtuquajturës Luftë 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf,...

Lexo më shumë

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
13 Qershor, 2026

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për zhvillimin e protestës së 14-të përpara Kryeministrisë. Qytetarët kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin...

Lexo më shumë

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
13 Qershor, 2026

Rritja e numrit të punonjësve të huaj në Durrës po reflektohet edhe në statistikat zyrtare. Vetëm gjatë muajit të kaluar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}