Lirohet pas arrestimit me bujë pronari i “Bar Barons” në Durrës, Artur Terziu. Terziu u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim që me tërmetin e 26 nëntorit të vitit të kaluar mirëpo gjyqtari Paulin Cera e ka lënë të lirë.
Akuzat ndaj pronarit të “Bar Barons” kanë ndryshuar. Kështu, nga i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, tashmë ai akuzohet për falsifikim e ndërtim pa leje pasi sipas ekspertizës ka rezultuar se pallati është shembur jo për shkak të ndërhyrjes në kollona që bëri Terziu por për shkak të cilësisë së dobët të betonit.
Ndërkaq, Prokuroria ka ankimuar vendimin e gjykatës.
“Bar Barons” u bë lajmi kryesor në situatën post-tërmet pasi pronari kishte holluar kollonat për të pasur më shumë hapësirë për lokalin e tij e për rrjedhojë, ndërsa pas tërmetit pallati u shemb totalisht./Burimi: Abc News