Kronikë

Hodhi ish-gruan nga kati i dytë i banesës, Gjykata vendos për 47 vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 29/07/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 47 vjeçarit Saimir Rrapallari, i cili dhunoi dhe hodhi bashkëshorten nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Patos, ku Rrapallari ka hyrë në shtëpinë e ish-bashkëshortes se tij E. Sulejmani  pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar.

Ndërkohë 38 vjeçarja ishte ndarë nga burri një vit më parë dhe tashmë është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Saimir Rrapallari ka pretenduar se akuzat janë sajesa nga ish-bashkëshortja. Ai thotë se kishte nënën sëmurë dhe kishte vajtur për të marrë vajzën e tij.

47 vjeçari ka deklaruar se E. Sulejmani  është hedhur vetë dhe se vajza është manipuluar nga e ëma. Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur që ta lërë në burg./ Opinion.al

Pas