Policia e Tiranës ka konstatuar 4 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilat vijonin aktivitetin të shoqëruar me muzikë të lartë pas orës 20:00.
Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Opinion.al