Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj: Në kohën e PD vendin e qeveriste lazaratopatia

2020/07/18 at 7:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarë të implikuar me kultivimin e kanabisit, Lleshaj bën paralajmërimin

Akuzat e Partisë Demokratike dhe publikimi i disa fotove ku duken parcela me kanabis kanë ngjallur reagimin e Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Policia në reagimin e saj sqaronte se fotot e publikuara i përkisnin situatave të shkuara dhe se ato parcela tashmë janë shkatërruar. Ministri Lleshaj nga ana tjetër përdori një gjuhë më të ashpër.

Sipas tij PD nuk ka të drejtë morale të flasë për kanabisin dhe akuzon partinë më të madhe të opozitës për dezinformim. Lleshaj shton më tej se denoncimi i sotëm i PD mund të jetë bërë pasi mund t’i jenë prishur interesat ndonjë kultivuesi kanabisi që sipas tij ka lidhje me PD.

Reagimi i Sandër Lleshajt

Kur Partia Demokratike flet për kanabisin, përkufizimi i hipokrizisë bëhet vetë PD. Themeluesit krenarë dhe shfrytëzuesit e paskrupullt të kryeqytetit europian të kanabisit, Lazaratit, e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin ndaj kujtdo në këtë vend për këtë temë, por jo vetëm për këtë. Dy fotot e publikuara sot nga PD janë jo vetëm një fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetër shembull i radhës së PD nuk i intereson e verteta, po dizinformimi i publikut! Policia e Shtetit ka shkatërruar prej ditësh jo vetëm dy parcelat në fotot e lodhura të PD, që mesa duket i kanë dhembur ndonjë kultivuesi a lidhjeje biznesore të vetë PD, por edhe dhjetëra parcela të tilla në të gjithë vendin. Lufta frontale kundër kanabisit e ka shkatërruar në themel të gjithë ngrehinën kriminale të ngritur në vend, që nga kryeqendra në Lazarat, e deri në kthinat më të thepisura të maleve të Shqipërisë. Sigurisht që ende ka e do ketë kokëshkretë që përpiqen të vijojnë veprimtarinë kriminale. Por shanset e suksesit për ta tanimë janë shumë afër zeros. Angazhimi frontal i PSH dhe institucioneve të tjera shtetërore e kanë bërë kanabisin në Shqipëri një alternativë pa të ardhme. Në vitin 2019 në bregdetin italian u sekuestrua sasia më e ulët historike e kanabisit. Të gjithë treguesit e nivelit të sigurisë në vend dhe ata të rezultateve në luftën kundër krimit, përfshirë kanabisin, janë në nivelet më të mira historike. Asgjë nuk mund të krahasohet me kohën kur vendin e qeveriste lazaratopatia! Krahasimi i këtyre treguesve me kohën e qeverisjes së PD prodhon diferenca aq të mëdha, sa që vetë krahasimi i ngjan një abuzimi. Në fushën e sigurisë, mund të jesh më mirë nga koha edhe sikur të mos bësh asgjë. Ndaj ne as nuk krahasohemi me trashgiminë e PD dhe as nuk shpërqendrohemi nga tymnajat e saj dezinformuese. Lufta për çrrënjosjen përfundimtare të kanabisit vazhdon me intensitet maksimal dhe qytetarët ftohen të kontribuojnë me informacion, pasi kështu secili ndihmon për një Shqipëri më të sigurt. Ndërkohë, PSH mund ta ndihmojë PD me ndonjë foto tjetër nga operacionet e saj kundër kanabisit, nëse kjo gjë ka vërtet ndonjë vlerë terapike për të./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani
Aktualitet

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani

20 Maj, 2025 11:11 am
Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet
Kronikë

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet

20 Maj, 2025 11:07 am
100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit
Aktualitet

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit

20 Maj, 2025 11:05 am
Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit
Aktualitet

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

20 Maj, 2025 10:55 am
Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës
Aktualitet

Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës

20 Maj, 2025 10:48 am
Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve
Rajoni

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve

20 Maj, 2025 10:44 am
Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina
Kronikë

Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina

20 Maj, 2025 10:31 am
Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi!
Aktualitet

Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi!

20 Maj, 2025 10:29 am
Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë
Aktualitet

Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë

20 Maj, 2025 10:21 am
“Të dërgohen ndihma”/ OKB ngre alarmin për Gazën: 14 mijë foshnje mund të vdesin
Bota

“Të dërgohen ndihma”/ OKB ngre alarmin për Gazën: 14 mijë foshnje mund të vdesin

20 Maj, 2025 10:18 am
Para
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

PD i përgjigjet Lleshajt: Trego emrat ose kërko ndjesë publike për lehjen

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta i drejtohet me letër Ruçit dhe Ramës

Presidenti Meta dekreton 4 ligje: Krijojnë lehtësira për qytetarët

Pas intervistimit në Hagë, Thaçi: Ky proces do të vulosë historinë e UÇK

Pas intervistimit në Hagë, Thaçi: Ky proces do të vulosë historinë e UÇK

TE FUNDIT

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani
20 Maj, 2025

Ndodh edhe kështu…Një shqiptar tentoi të merrte lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe me pretendimin se ishte homoseksual, por...

Lexo më shumë

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet
20 Maj, 2025

Është gjetur një makinë e djegur në Gërdec, që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 29 vjeçarit Ermir...

Lexo më shumë

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit
20 Maj, 2025

Në 100 vjetorin e krimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka deklaruar se “Pavarësi,...

Lexo më shumë

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit
20 Maj, 2025

Zgjedhjet e 11 Majit i vunë kandidatët për deputetë, disa në listë të hapur e disa të tjerë në listë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com