Pas kundërshtimit të universiteteve Harvard dhe MIT, presidenti amerikan Donald Trump, bën një hap prapa dhe tërhiqet nga vendimi për të revokuar vizat ndaj studentëve të huaj.
Veprimet ligjore të universiteteve kundër vendimit të marrë nga Trump, është mbështetur nga shumë institucione të tjera, gjë e cila solli si rezultat anulimin e vendimit.
“Administrata ka pranuar të shfuqizojë vendimin, si dhe çdo zbatim të tij”, tha gjykatësi federal, Allison Burroughs, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore.
Më 7 korrik, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre do të zhvendoset online, për shkak të koronavirusit. Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e kishte cilësuar udhëzimin si “të tmerrshëm”./ Opinion.al