Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse qëndrimet ndaj përdorimit të maskave kanë ndryshuar në të gjithë botën

2020/07/15 at 3:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse qëndrimet ndaj përdorimit të maskave kanë ndryshuar në të gjithë botën

Ditët e fundit, presidenti i SHBA-së Donald Trump  së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson janë parë për herë të parë duke mbajtur maska në publik.


Është një kthesë dramatike, Trump më parë ironizonte të tjerët për përdorimin e maskës, dhe la të nënkuptohej që disa mbanin maska për të kundërshtuar mendimin e tij edhe pasi qendrat e SHBA-ve për Kontrollin e Sëmundjeve rekomanduan përdorimin  e maskave.

Ndërkohë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar fillimisht nuk ishte gati të këshillonte publikun e gjerë për të mbajtur maska për fytyrën, siç vepruan vendet e tjera në Europë. Ajo bëri të detyrueshëm përdorimin e maskave  në transportin publik në qershor, dhe madje ka deklaruar se njerëzit në Angli duhet të mbajnë  maska edhe në dyqane, ose do të gjobiten.

Në botë, shumë autoritete, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sugjeruan që maskat nuk ishin efikase në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, tani ato po rekomandojnë përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura, dhe shumë qeveri madje i kanë bërë të detyrueshme.

Çfarë ndryshoi  dhe pse?

Numri i qeverive që kanë rekomanduar përdorimin e maskave është rritur ndjeshëm gjatë gjashtë muajve. Nga mesi i marsit, rreth 10 vende rekomanduan përdorimin e maskave, tani janë më shumë se 130 vende dhe 20 shtete të SHBA-së që kanë bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave, sipas Masks4All, një grup aktivistësh  që sugjeron përdorimin e maskave të bëra vetë, gjatë pandemisë. Disa studime sugjerojnë gjithashtu se sjelljet e njerëzve kanë ndryshuar.

“Vende që nuk kanë përdorur maska në publik filluan  me shpejtësi përdorimin e tyre, si në Itali (83.4%), Shtetet e Bashkuara (65.8%) dhe Spanjë (63.8%)”, thuhet në një raport nga Royal Society – një nga organet kryesore shkencore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshimet duket se vijnë pjesërisht për shkak se njerëzit filluan ta kuptojnë më mirë se si përhapet Covid-19. Fillimisht, OBSH deklaroi se maska duhet të mbahet vetëm nga punonjësit e mjekësisë, ose nga njerëzit që kishin simptoma si kollitja dhe teshtitja.

Sidoqoftë, në muajt e fundit, ka prova  se shumë njerëz të infektuar me koronavirus nuk kanë simptoma por mund të jenë infektues dhe maska mund t’ju ndalojë që të transmetojnë virusin të tjerëve. OBSH ndryshoi disa udhëzime në qershor.

Ndërkohë, ka më shumë ndërgjegjësim se rreziku i transmetimit është më i lartë në hapësirat e brendshme të ajrosura dobët dhe prova se virusi mund të përhapet nga grimca të vogla që qëndrojnë pezull në ajër.

Kjo do të thotë se nëse të gjithë përdorin maska, kjo do të “mbrojë kundër mënyrës më të zakonshme të transmetimit të virusit –piklave dhe deri në një farë mase ndoshta, edhe piklave të aerosolit”, thotë Kim Lavoie, shefe e mjekësisë  në Universitetin e Quebec në departamentin e psikologjisë në Montreal.

Prof Lavoie shton se “ka pasur shumë studime” mbi  maskat përfshirë studime vëzhguese të cilat tregojnë se “vendet që përdorin maska kanë shkallë më të ulët infeksioni”.

Për më tepër, një numër shkencëtarësh tani thonë se ekzistojnë “disa prova” që maskat mund të mbrojnë si personin që e mban, ashtu dhe njerëzit përreth.

Pandemia mund të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe maskat mund të shihen si diçka e nevojshme për t’i ndihmuar njerëzit të mbrohen dhe të zvogëlojnë rreziqet, ndërsa bizneset dhe shkollat rihapen, raporton abcnews.al

“Covid nuk do të zhduket, me siguri do të kemi një vaksinë pas disa vitesh, jo muajsh”, thotë Prof Lavoie, e cila ka udhëhequr Studimin iCARE, një studim ndërkombëtar për sjelljet e lidhura me Covid-19. “Pra, të gjitha këto parime duhet të jenë të integruara dhe të adaptohen në jetën e re normale”.

Pse vendet kanë qëndrime kaq të ndryshme?

Edhe pasi politikat qeveritare kanë ndryshuar, ka një hendek të madh në mënyrën se si njerëzit janë të gatshëm të përdorin maska. Rreth 83% e njerëzve në Itali, dhe 59% në SHBA thonë se do të mbanin gjithmonë maska për fytyrën jashtë shtëpisë por vetëm 19% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar thonë të njëjtën gjë, sipas Covid-19 Behaviour Tracker – një projekt i drejtuar nga Instituti i Inovacionit të Shëndetit Global në Imperial College London me kompaninë e sondazheve YouGov.

Cilat vende po përdorim më shumë  maska në vende publike?

“SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë qenë relativisht të ngadalta në përshpejtimin e përdorimit të maskës, ndryshe nga Spanja, Franca dhe Italia”, thotë Sarah P Jones.

Në vendet me rritje të theksuar të përdorimit të maskave, njerëzit janë ndërgjegjësuar në lidhje me ashpërsisë dhe prekshmërisë e koronavirusit dhe qeveritë kanë imponuar përdorimin e maskave të fytyrës”. Kjo të jep ndjesinë që shumë njerëz nuk e kanë dhe aq problem mbajtjen e maskave. Prof Lavoie ra dakort se vendet që u prekën më shumë dhe më shpejt, si Italia, mund të kenë pasur më të lehtë  përdorimin e maskës, raporton abcnews.al

Si përfundim njerëzit në shtetet që përjetuan epideminë e Sars në 2003 ishin më të gatshëm që të mbanin maska. Njerëzit në Azinë Lindore e kujtojnë shumë mirë virusin Mers dhe kanë një kulturë tashmë të mësuar se përdorimi i maskave është një ide e mirë, thotë Jeremy Houard, shkencëtar në Universitetin e San Franciscos dhe një prej themeluesve të Masks4All.

Pse disa vende nuk janë ende të gatshme të përdorin maska?

Shumica e vendeve tani po rekomandojnë ose po kërkojnë që njerëzit të përdorin maska në disa situata. Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë më të gatshëm të përdorin dezinfektues, të praktikojnë distancën sociale ose të lajnë duart rregullisht, sesa të përdorin maska ​​për fytyrën, sipas të dhënave nga iCARES.

Njerëzit mendojnë se larja e duarve dhe distanca sociale janë gjëra më të lehta se sa përdorimi i maskave, thotë Prof Lavoie. Në të kundërt, përdorimi i maskës është shumë më kompleks, njerëzit duhet të gjejnë dhe të blejnë një maskë, ta vendosin dhe ato janë të parehatshme për tu mbajtur gjithë kohën.

Shumë ekspertë besojnë se qeveritë nuk dëshironin  përdorimin e maskave  për fytyrën sepse ata kishin frikë se do të kishte mungesë të pajisjeve PPE për punonjësit e mjekësisë. Howard beson se shumë qeveri në Perëndim nuk vepruan në kohë duke mos bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave deri në pikën kur u prekën shumë nga pandemia.

Pavarësisht kësaj, ai mendon se Boris Johnson dhe Donald Trump mund të kenë një ndikim pozitiv tek populli nëse fillojnë mbajnë maska në publik. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që SHBA po përjeton një valë të re infeksionesh, shton ai./ Nga Helier Cheung, BBC



Ju sugjerojmë

“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Kryesore

Rama: Në 3 dekada nuk kam udhëtuar kurrë privatisht me fondet shtetërore

16 Qershor, 2026 12:27 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri

16 Qershor, 2026 12:22 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Trafikuan 4.3 ton kokainë, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur

16 Qershor, 2026 12:08 pm
Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
Kronikë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

16 Qershor, 2026 10:08 am
Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
Bota

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

16 Qershor, 2026 8:58 am
Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
Kronikë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

16 Qershor, 2026 8:56 am
Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
Bota

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

16 Qershor, 2026 8:54 am
Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Aktualitet

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

16 Qershor, 2026 8:50 am
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

16 Qershor, 2026 8:49 am
Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit
Bota

Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

16 Qershor, 2026 8:48 am
Para
Kosovë/ Katër viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19

Kosovë/ Katër viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19

COVID-19/ Rritet numri i viktimave në Serbi

COVID-19/ Rritet numri i viktimave në Serbi

Trump sulmon OBSH-në, i kërcënon fondet

SHBA nuk u heq vizën studentëve të huaj, tërhiqet presidenti Trump
















TE FUNDIT

Rama: Në 3 dekada nuk kam udhëtuar kurrë privatisht me fondet shtetërore

“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, për të cilën pretendohet se ai ndodhej...

Lexo më shumë

Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
16 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e karburanteve pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Iran një ditë më parë....

Lexo më shumë

Trafikuan 4.3 ton kokainë, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
16 Qershor, 2026

Hetimet, të zhvilluara në bashkëpunim me autoritete të disa shteteve dhe Europol, kanë zbuluar një rrjet që dyshohet se ka...

Lexo më shumë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
16 Qershor, 2026

Ky është momenti i përplasjes me jet ski të një të riu në Ksamil, në një aksident tragjik ku 22-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}