Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhorja/ Miratohet në parim marrëveshja e 5 Qershorit, reagon Rama

2020/07/15 at 12:16 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhorja/ Miratohet në parim marrëveshja e 5 Qershorit, reagon Rama

Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka miratuar në parim draftin e dakordësuar me konsensus në 5 qershor mes PS-PD-LSI dhe opozitës parlamentare.

Anëtarët e komisionit votuan 10 me 5 në favor të draftit.

“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!”, shkroi kryeministri Rama në Twitter pas votimit.

Seanca në komision u shoqërua me debate dhe batuta. Deputetët e opozitës parlamentare e kundërshtuan draftin duke e cilësuar si jo të ligjshëm Këshillin Politik për Reformën.

“Unë deklaroj votën time kundër në parim. Të shqyrtojmë ndryshimet kushtetuese, pastaj këtë nismë në Kodin Zgjedhor.”, tha deputeti Ralf Gjoni.

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se: “Ajo marrëveshje nuk ka të bëjë më reformën zgjedhore, por riktheu opozitën në sistem. Marrëveshja në këshillin politik nuk është e plotë, nuk na ndalon askush që të bëjmë të plotë për iniciativën kushtetuese që u miratuan dje për ndryshime të tjera, për të pasur një reformë të plotë. Ajo marrëveshje nuk ka vlerë derisa nuk përfshin kërkesat e opozitës parlamentare.”.

Ndërsa Myslym Murrizi e krahasoi Këshillin Politik me komitetet e shpëtimit në vitin 1997 “që merrnin vendime në Vlorë por nuk i zbatonte askush”.

Drejtuesi i Komisionit, Ulsi Manja tha se “nisma është depozituar nga kolegët Gjiknuri, Fino, Hysi, Bushka dhe Hyseni Kolegët kanë qenë edhe anëtarë të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Por këshilli politik në formatin që u ngrit ka dakordësuar këtë projektligj.”

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore sqaroi se “produkti adreson shqetësime të ngritura nga opozita parlamentare. Nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik. Janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Opozita insistoi fort për t’i mbajtur. Për të arritur një paqe para zgjedhjeve të ardhshme për të hequr cdo alibi dhe Shqipëria të mos kalojë ato ngjarje të një viti më parë.”

Ai foli gjithashtu edhe për kërkesat e opozitës parlamentare

“Hapja e listave mund të sjellë tensionet dhe probleme, sikur e kam thënë, nuk duhet të kemi droje për këtë.”, shtoi ai.

Kryeministri Rama ka njoftuar një reagim në orën 13:00 lidhur me këtë çështje. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

10 Shtator, 2025 6:34 pm
FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
Sport

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

10 Shtator, 2025 6:01 pm
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
Bota

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 Shtator, 2025 5:22 pm
Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
Bota

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

10 Shtator, 2025 4:39 pm
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF
Sport

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF

10 Shtator, 2025 4:36 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Sanksione për Izraelin,Presidentja e KE jep alarmin:Po nis beteja për rendin botëror

10 Shtator, 2025 4:22 pm
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
Para
Thyen rregullat anti Covid/ Gjobë në furrën e bukës, pezullohet fasoneria

Thyen rregullat anti Covid/ Gjobë në furrën e bukës, pezullohet fasoneria

Fauci: Nëse nuk zbatohen masat do të kemi 100 mijë raste të reja në ditë

Fauci: Më shumë se 1 vit për vaksinën, nuk është 100% efikase

Negociatat/ Ministri gjerman: Nga vendet anëtare ka hezitim për Shqipërinë

Negociatat/ Ministri gjerman: Nga vendet anëtare ka hezitim për Shqipërinë

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
10 Shtator, 2025

Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin. Në një postim në rrjetin social Facebook,...

Lexo më shumë

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
10 Shtator, 2025

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 12 persona që kërkonin...

Lexo më shumë

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
10 Shtator, 2025

Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshjen...

Lexo më shumë

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
10 Shtator, 2025

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nga Polonia shënon një moment delikat në marrëdhëniet e sigurisë midis Aleancës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com