Nesër transporti urban do të jetë funksional për qytetarët. Burime për “ABC News” thanë se Shoqata e Transportit nesër do të ketë një vendim se çfarë do të ndodhë me transportin urban gjatë javës.
Shoqatat e transportit publik një ditë më parë paralajmëruan pezullimin e transportit në kryeqytet.
Ky paralajmërim erdhi sa pasojë e kushteve të vështira ekonomike shkaktuar nga pandemia.
Edhe pse para pak ditësh rinisën transportin, operatorët thanë se kishin pësuar humbje të mëdha pas rinisjes së aktivitetit javën e shkuar.