Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku:800 mijë votat Rama t’i shohë në ëndërr, të gjithë po presin të ikë

2020/07/08 at 2:48 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia Fiskale/ Tabaku: Lavatriçe për të pastruar paratë e krimit

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan se “askush nuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuan në mirëbesim për premtimet e bujshme.”

“800 mijë vota? Po ku do t’i gjejë, se nuk ka më as në shitje që t’i dalin llogaritë?! Të gjithë mezi po presin që të ikë, duke mbyllur një nga kapitujt më të këqinj të këtyre 30 viteve. Askush nuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuan në mirëbesim për premtimet e bujshme. Biznesi dhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë një qeveri tjetër, e cila të mos i vjedhë, të mos i torturojë nëpër zyra burokratike, të mos gjobiten nga taksidarët që u rrinë tek dera, duan një qeveri që u siguron taksa të ulëta për të zhvilluar biznesin dhe për të marrë më shumë të ardhura nga paga mujore.”, shkruan ajo në Facebook.

Tabaku shprehet se të gjithë indikatorët kanë shënuar rënie në ekonomi dhe sipas saj e vetmja gjë që është rritur është borxhi.

“Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë fakton rënien e treguesve të besimit tek biznesi dhe klimën armiqësore, të krijuar këto vite nga qeveria.

Matjet tregojnë se kjo është rënia më e madhe e besimit të biznesit. Çdo fushë është e prekur. Indeksi i sipërmarrjes së shërbimeve, që tregon mbylljen e vendeve të punës, ka rënë me 60%, besimi i tregtisë apo indeksi i industrisë, që tregon përkeqësim të bilancit tregtar, është në kufijtë më të ulët historikë.

Qytetarët do të kenë më pak para, do të konsumojnë më pak, bizneset do të fitojnë më pak. E vetmja gjë që është shumë, është rritja stratosferike e borxhit, në nivelin 93% të prodhimit kombëtar.

800 mijë votat Edi Rama mund t’i shohë në ëndërr, mund t’i numërojë me mend, siç numëron pasuritë e grabitura të vendit, por ai duhet të nisë e të mësohet me faktin se koha e tij ka perënduar.”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Agim Kajmaku kërkon përjashtimin e gjyqtares

Apeli ndryshon masën për Kajmakun, nga arrest me burg në detyrim paraqitje

3 viktima dhe 163 të infektuar në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

Rastet e reja në rajon,Maqedonia e Veriut mund të vendosë kufizime në kufi

Përse Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare?

Opinion/ Problemi më i madh i të rinjve

TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com