Dy shtetet më të mëdha në Australi mbyllën kufijtë, të dielën pas shpërthimit të rasteve të reja të koronavirusit në Melburn.
Mbyllja e kufirit midis New South Wales dhe Victorias është i pari në më shumë se sa 100 vjet, pas mbylljes në vitin 1919 gjatë gripit spanjoll. Edhe kufiri midis Victoria dhe Australisë së Jugut u mbyll.
Të hënën në Victoria u raportuan 127 raste, dita me më shumë raste që prej fillimit të pandemisë.
New South Wales do të ndalojë hyrjen për këdo që do të vij nga Victoria, përjashto rastin kur ata kthehen në shtëpitë e tyre. Por edhe në këtë rast ata duhet të qendrojnë të izoluar për pesë ditë./Opinion.al